Ermand Mertenika: Qytetarët do fitojnë gradualisht imunitetin ndaj Covid-19


Qytetaret vazhdojne mos respektojne rregullat e distancimit social dhe kjo mund te jete nje faze inicimi perseri i zinxhirit te Covid-19. 

Ne fakt kohet e fundit po shikojme deri diku nje dekrementim te potencialit te virusit  pra fatmiresisht kemi nje renie deri diku te te Violences ose potencionalit Covid per vete faktin se Imuniteti i Qytetareve 

po arrin te pershtatet ne Covid-19 , pra e thene ndryshe organizmi yne po fiton imunitetin ndaj ketij Virusi te panjohur I cili po bashkejeton me ne.
Respiratori është mjeti me të cilin pacientët e prekur nga Covid-19 kalojnë ditët e tyre të lodhshme, teksa vdekjen e kanë një hap larg. Inxhinieri i pajisjeve mjekësore, Ermand Mertenika ndan keto momentet më të vështira të pacientëve dhe rruga që ndiqet deri në fazën e fundit që është intubimi invaziv.


Puna e tij fokusohet në instalimin, mirëmbajtjen, konfigurimet e pajisjeve mjekësore, si dhe në trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet, në
varësi të profileve të ndryshme..


z. Mertenika si e komentoni situatën e krijuar nga virusi Covid-19 në vendin tonë?


Aktualisht Covid-19 është një virus i veçantë i cili në fakt në fillimet e tij ishte shumë agresiv, pasi filloi që të shkaktonte dëme të mëdha. Covidi tenton
të prekë më tepër sistemin pulmonar, pra mushkëritë e pacienteve duke i shkaktuar këtyre të fundit patologji të cilët fillojnë me disa shenja të lehta duke i
çuar me pas këto pacient në një gjendje të rëndë. Momentalisht, ky virus është akoma i panjohur për shkencën dhe bio-inxhinierinë.

C’do të thotë të jesh inxhinier i pajisjeve mjekësore?


Unë jam IT dhe inxhinier Bio-Mjekësor (Biomedical Engineer) i trajnuar ne disa shtete te ndryshme për disa pajisje të ndryshme mjekësore, si në Radiologji të Përgjithshme; Radiologji
Dentare; Pajisjet e Kardiologjisë, Spirometri (Pajisjet të diagnostikimit të mushkërive); Pajisje Dentare, Radio-Terapi dhe së fundmi në Pajisjet e Trajtimit Intensiv Ventilatorët e Reanimacionit/ Respiratorët). Të jesh inxhinier Bio-Mjekësor është përgjegjësi për shkak të profilit shumë. Profili i inxhinierit
Bio-Mjekësor ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e pajisjeve mjekësore të sektorëve të ndryshëm. Po ashtu përfshin dhe trajnimin e
mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet dhe softuerert e këtyre pajisjeve.


Respiratorët janë ‘mushkëria’ e çdo pacienti që vuan nga virusi, si funksionojne parimisht?


Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët janë pajisje mjekësore të cilët quhen Pulmone Artificiale (pra kryejnë ciklin spirometrik të frymë-shkëmbimit
në mënyrë artificiale. Janë pajisje shumë të rëndësishme jetike për pacientin. Siç është Dializa e cila është një veshkë artificiale dhe respiratorët janë
mushkëri artificiale. Qendrat e ndryshme spitalore, publike, private klinika të ndryshme, i blejnë pajisjet mjekësore atëherë kur ju duhen dhe kanë nevojë të
mobilizohen për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët vuajnë nga patologji të ndryshme. Duke patur parasysh që teknologjia Bio-Inxhinierike dhe
Elektronike avancon në mënyrë progresive, normalisht kemi të bëjmë me pajisje cilësore. Siç janë: Skanerat, Rezonancat Magnetike, Pajisjet e Kardiologjisë,
Radiologjisë, Radio-Terapisë, pajisjet e trajtimit intensive respiratorët etj.


Në fakt fillimi i pandemisë ishte një situate akute në trajtë globale, sigurisht dhe në Shqipëri pasi kemi të bëjmë me një virus aktualisht të panjohur. Për
aq kohë sa vaksina nuk është shfaqur akoma, mendoj që ne do bashkëjetojmë me këtë virus Fatmirësisht duke patur një dekremetim të situatës shpresojmë që numri i të infektuarve të ulet.


Si ndodh obstruksioni pulmonar e pare ne syte e nje Bio-Inxhinieri ?


Spitalet Covid janë ato zona ku vijnë pacientë të cilët janë të infektuar me këtë virus. Në ‘zonën e kuqe’ ka pacientë të cilët kanë problem me gjendjen e
tyre shëndetësore simptoma te lehta, gjithashtu ka paciente të cilët janë në një gjendje pak me të vështirë dhe u duhet aplikim i respiratorëve me maskë
ventilimi ose me intubim. Kur Covid-19 merret nëpërmjet rrugëve respiratore, atëherë ky virus, pasi depërton në qelizën e shëndoshë në mushkëri, lëshon
materialin e tij gjenetik në ribozome dhe në nuk lind e qelizës së shëndoshë, duke e transformuar këtë qelizë në një fabrikë ose gjenerator të prodhimit të
këtyre viruseve, pra bën shumëzimin për një kohë të shkurtër të këtyre viruseve. Qeliza e shëndoshë në të cilën virusi ka depërtuar dhe e ka shumëzuar këtë
virus, pëson një metamorfozë gjenetike, pra modifikim gjenetik, duke prodhuar miliona viruse të tjera, derisa kjo qelizë e shëndoshë vdes. Këto viruse dalin
nga qeliza e vdekur prej së cilës u shumëzuan dhe infektojnë qeliza të tjera të shëndosha, në proces zinxhir.


Ky proces zinxhir ndodh te të gjithë pacientët?


Në qoftë se një person ka një sistem imunitar, e thënë ndryshe qeliza të mira imune, atëherë këto qeliza, pra “limfocitet, antitrupat dhe T-Cell, të cilat
janë qelizat imunitare, arrijnë të shkatërrojnë virusin Covd-19 dhe këta persona mund të jenë asimptomatikë ose me simptoma të lehta apo deri diku pak
problematike. Në rast të kundërt, kur personat kanë një sistem imunitar të dobët, atëherë virusi Covd-19 ka një shkallë masive shumëzimi, duke shkaktuar
sëmundje intersticiale pulmonare, pra bllokimin e njësive më të vogla të mushkërive, pikërisht aty ku transferohet oksigjeni në gjak, pra në alveola. Kur
alveola bllokohet, atëherë pacienti fillon të ketë vështirësi në frymëmarrje, pra kërkon oksigjen më shumë, sepse gjaku i tij nuk saturohet për shkak të
shumëzimit të këtyre viruseve në poret e alveolës. Kur shkalla e shumëzimit është ekstremisht e lartë, pacienti nuk është më i aftë të marrë frymë në mënyrë
natyrale, dhe në këtë moment atij duhet t’i presohet oksigjen në mënyrë artificiale, dhe pajisjet që i japin frymë në mënyrë artificiale janë respiratorët ,
pra mushkëri artificiale.


Ka gjasa që pacientët e intubuar të fitojnë betejën?


Sigurisht nëse gjendja shëndetësore e një pacienti është shumë emergjente, aplikohet respiratori me intubim (pra një tub endo-trakeal i cili vendoset në
trakene (fytin e pacientit) dhe dalja tjetër e tubit endo-trakeal lidhet me respiratorin. Ka pacientë të cilët nuk e kalojnë dot, si rezultat i sistemit të
tyre imunitar jo të mirë. Ose edhe për arsye se vuajnë nga patologji kronike të tjera adicional (shtesë). Ka dhe raste kur pacientët e intubuar si rezultat i
sistemin të mirë imunitar kalojnë në një fazë më të lehtë, siç është ventilimi më maskë oksigjenimi. Ka edhe raste më të mira akoma ku në fazën e
rehabilitimit kalon në heqjen e maskës dhe kthimin e tij në gjendje normale. Konkretisht Respiratoreve. Qytetaret vazhdojne mos respektojne rregullat e distancimit social dhe kjo mund te jete nje faze inicimi perseri i zinxhirit te Covid-19. Ne fakt kohet e fundit po
shikojme nje Inkrementim te aktivitetit.

Megjithese ne Covid-19 Corona eshte nje virus I cili po bashkejeton me , fatmiresisht mendoj qe qytetaret po fitojne gradualisht imunitetin nda ketij virusi tashme I kthyer ne pandemi.

Sigurisht ndergjegjesimi sociali duket se po I jep frytet e veta duke ruajtur distancen fiziko-sociale dhe njekohesisht vendosjen e maskes ne ambiente te mbyllura dhe te hapura.

Megjithese Violenca e Covid-19 deri diku eshte dekrementuar , normalisht kjo nuk eshte e prere me thike pasi qytetaret vazhdojne te infektohen nga ky virus.

Suedia nje nga vendet me te zhvilluara te Europes arriti te beje over-pass ( ta kaperceje) pikun e vales se pare duke mos pritur fronte te tjera valesh Covid-19.

Evitimi I karantines dhe infektimi ne mase i popullsise , pavaresisht kostove biologjike (humbje ne jete) u arrit qe tashme popullsia suedeze te fitoje imunietin pothuajse te plote te ketij virusi.

Sigurisht Infektimet vazhdojne dhe kemi humbje jete te pakta , pikerisht persona te cilet vuajne nga semundje adicionale te renda si semundje e Leucemise, Kolesteroli i larte ne gjak, semundje pulmonare si bronko-pneumoni , semundje kardio-vaskulare te shkalles se rende apo semundje tumorale ose metastazike.

Tashme po shikojme nje aplikim te pajisjeve me te lehta mjekesore si Aspiratoret dhe Oksigjenatoret duke evituar perdorimin e Respiratoreve me moden me emergjente sic eshte faza e fundit qe mban ne jete ne menyre artificiale pacientin e emertuar “INTUBIM”
Sigurisht do desha ti jepja nje mesazh te gjithe qytetareve qe te vazhdojne te zbatojne masat si distancimi social 1.5 -2 m dhe gjithashtu perdorimin e maskave ne vende te mbyllura kryesisht.

Gjithashtu nje ushtrim fizik ne mengjes apo ne darke ne parqe dhe nje ushqim I shendetshem dhe jo i tepruar eshte nje menyre dietike e shendetshme qe te mbrojne organizmin e tyre.

Eleminimi I lengjeve me esenca te ndryshme apo eleminimi i ushqimeve te cilet permbajne perqindje te larte sheqeri , kripe apo yndyre duhen evituar.

Gjithashtu duke teknikat e fryme-shkembimit sportiv duhen zbatuar hera heres sic eshte fryme-shkembim I thelle pra inspirim maksimal – mbajtje e oksigjenit ne pulmone 10 sekonda dhe me pas ekspirim maksimal do ishte ideale te zbatohej nga cdo qytetar ne mengjes dhe ne darke me nje cike prej 5 heresh:

Ushtrimi Sportiv i pulmoneve (Mushkerive)

Inspirim maksimal ( Fryme-marrje e thelle)
Mbajtje e frymes 10 sekonda
Eksperim Maksimal (Fryme-nxjerrje e thelle)
(Perseritshmeri e ketij cikli 5 here ne mengjes dhe 5 here ne darke)
Covid-19 eshte nje Virus qe gradualisht po fitojme imunitetin.
Respektoni masat dhe zbatoni dieten e shendetshme per nje menyre jetese me te mire dhe gjithashtu per forcimin e Leukocideve (Antitrupat dhe sistemi yne imunitar) /Gazeta Pasqyrimi

Lini një koment

search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close